Kombëtarja U-21: Dëmtohet sulmuesi Hoxha, vjen Kotobelli i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2013 | 8:49

Kombëtarja U-21: Dëmtohet sulmuesi Hoxha, vjen Kotobelli i Tiranës

Shpresat U-21 te ShqiperiseKombëtarja U-21 do të ketë tri mungesa të rëndësishme në ndeshjen e së enjtes kundër Hungarisë, që do të luhet në Budapest. Përveç mbrojtësit Elseid Hysaj dhe mesfushorit Gjelbërim Taipi, dje është mësuar se edhe sulmuesi Fabio Hoxha do të mungojë për shkak dëmtimi. 20-vjeçari që luan me Ticinon në Zvicër ka njoftuar trajnerin Skënder Gega për problemin që ka pasur në stërvitjen e fundit me skuadrën e tij. Aktualisht Gega po stërvit 18 lojtarë, ndërkohë që ka vetëm dy sulmues në dispozicion: Vedat Murriqin dhe Vasil Shkurtaj. Në stërvitjen e djeshme skuadrës iu bashkua edhe mbrojtësi i majtë i Tiranës, Blerim Kotobelli, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren U-21. Sipas konfirmimit që vjen nga trajneri kuqezi, mbrojtësi Hysaj dhe mesfushori Taipi do të jenë të gatshëm për ndeshjen e 18 nëntorit ndaj Spanjës, që do të luhet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta të Elbasanit. Ekipi do të niset për në Hungari të mërkurën, vetëm një ditë para ndeshjes. Aktualisht përgatitjet e kuqezinjve po zhvillohen në Durrës, aty ku zakonisht stërvitet edhe Kombëtarja A.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES SHPRESA
PORTIERË
Aldo Teqja (Anorthosis)
Marsel Çaka (Tirana)
MBROJTËS
Elvis Prençi (Partizani)
Amir Rrahmani (Partizani)
Harrallamb Qaqi (Karpi)
Arbnor Fejzullahu (Besa)
Herolind Shala (O. Balklub)
Valentin Gjoka (Derbi Kaunti)
Blerim Kotobelli (Tirana)
MESFUSHORË
Ergys Kaçe (PAOK)
Imran Bunjaku (Grasshopers)
Florind Bardulla (Vllaznia)
Arsid Kruja (Vllaznia)
Idriz Batha (Besa)
Klodian Gjino (Olimpiakos)
Eni Imami (GC Biaskesi)
SULMUES
Vedat Murriqi (Teuta)
Vasil Shkurtaj (Roda Kerkrade)

NDESHJET
14.11.2013
Hungari-Shqipëri 17:00
Bosnje-Spanjë 20:30
18.11.2013
SHQIPËRI-SPANJË 14:00
AUSTRI-HUNGARI 20:30
05.03.2014
AUSTRI-SHQIPËRI
04.09.2014
AUSTRI-BOSNJE
HUNGARI-SPANJË
08.09.2014
SPANJË-AUSTRI
09.09.2014
BOSNJE-HUNGARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"