Komisioni i Disiplinës dhe Etikës merr vendimin drastik, ja gjoba që do të paguajnë tre klubet e dënuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2022 | 15:00

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës merr vendimin drastik, ja gjoba që do të paguajnë tre klubet e dënuara

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimin drastik për tre klube të Kategorisë së Dytë, të cilat pas hetimit për trukimet e ndeshjeve, i ka përjashtuar nga garat për 5 sezone të njëpasnjëshme.

komisioni i disiplines

Bulqiza, Gramshi dhe Internacional Tirana, janë këto tre klube të cilat kanë marrë dënimin drastik nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, të cilat do të duhen të paguajnë dhe një gjobë prej 2 milionë lekësh të reja.

Gjithashtu edhe zyrtari i sfidës, Bulqiza-Veleçiku, Mehmet Koçi, u përjashtua për dy vite nga çdo aktivitet që ka lidhje me futbollin dhe një gjobë në masën prej 100 mijë lekësh të reja.

Vendimi i plotë:

  1. Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku, në bazë të neneve 27, 31 dhe 67 të KDS dhe neneve 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, F.C Bulqiza, përjashtohet nga gara për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme dhe dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  2. Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi, në bazë të neneve 27, 31 dhe 67 të KDS dhe neneve 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, KF Gramshi, përjashtohet nga gara për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme dhe dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  3. Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008, në bazë të neneve në bazë të neneve 27, 31 dhe 67 të KDS dhe neneve 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, FC Internacional Tirana, përjashtohet nga gara për 5 (pesë) sezone të njëpasnjëshme dhe dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  4. Në përfundim të hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku, në bazë të neneve 17, 27 dhe 40 të Kodit të Etikës, Zyrtari i ndeshjes, Memet Koci, për dështim për të raportuar shkeljet e parashikuara në nenin 27 të Kodit të Etikës, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë si dhe me ndalimin e pjesëmarrjes në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh.

LEXO EDHE: Konfirmohen trukimet në Kategorinë e Dytë, FSHF përjashton tre klube dhe arbitrin durrsak

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"