Kompani ia nis nga puna, Bajerni firmos me mbrojtësin japonez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 22:14

Kompani ia nis nga puna, Bajerni firmos me mbrojtësin japonez

Bajern Mynih i Vinsent Kompani, ka nënshkruar me mbrojtësin Hiroki Ito nga Shtutgart. Japonezi do të jetë pjesë e bavarezëve deri më 30 qershor 2028. 

ito--780x439 (1)

Ito hodhi hapat e tij të parë si futbollist në departamentin e të rinjve të klubit japonez të divizionit të parë Jubilo Iuata, ku mori kontratën e tij të parë si profesionist në vitin 2018. 

Ito luajti për Jubilo Iuata dhe Nagoja Grampus në një total prej 60 ndeshjesh në kampionat ku kishte 4 gola, përpara se të transferohej te Shtutgart për sezonin 2021/22. 

Ai regjistroi 97 ndeshje me Shtutgartin, duke shënuar dy gola, ndërsa me paraqitjet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. 

Në qershor të vitit 2022, ai bëri debutimin e tij me Japoninë, për të cilën ai ka 19 paraqitje dhe një gol.  Ito luajti gjithashtu në Kupën e Botës 2022. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"