Konfigurimi i ri, ja si mund të luajë Dinamo me përforcimet e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 23:19

Konfigurimi i ri, ja si mund të luajë Dinamo me përforcimet e merkatos

Merkatoja duket se ka hyrë në fazën e zhvillimeve konkrete dhe nga dita në ditë grupi do të plotësohet. Përforcimi i tretë, edhe pse nuk zyrtarizohet nga klubi, do të jetë portieri Aldo Teqja.

dinamo2-632x450-1

Një dëshirë e verës së kaluar te blutë, që po realizohet tani. Dinamo ka siguruar ndërkohë shërbimet e mesfushorit Bruno Dita dhe sulmuesit Mandela. Ky është vetëm fillimi i merkatos dhe ditët në vazhdim pritet të zbulohen emrat e rëndësishëm që do të përforcojnë skuadrën kryeqytetase sezonin e ardhshëm. Tri goditjet e mëdha do të jenë nga një për çdo repart dhe alternativat që kanë fituar terren në këtë drejtim kanë të bëjnë me pistat e huaja.

Për mbrojtjen po shihet një futbollist brazilian, kurse për mesfushën një kroat, por njëkohësisht ka edhe alternativa të tjera. Vetë koha e mjaftueshme na dispozicion i jep mundësinë klubi me seli në Arbanë që të zgjedhë me qetësi për të mos gabuar. Faza e tranzicionit tashmë konsiderohet e kaluar dhe sezonin e ri synohet që Dinamo të jetë një nga “violinat e para” të kampionatit, siç edhe emri i saj e kërkon.

KONFIGURIMI I RI – “Mozaiku” i Dinamos së sezonit të ri tashmë ka nisur të plotësohet dhe shumë shpejt do të kompletohet. Po t’u referohemi lojtarëve që blutë aktualisht kanë në dispozicion, formacioni pritet që pak a shumë të jetë ky: Sali në portës, në mbrojtje rreshtohen Lorran në të majtë dhe Meksi në të djathtë, si dhe Hoxha e Janku në qendër.

Në mesfushë Dita do të zërë vend në qendër, bashkë me Qefalijën dhe Gudiabin, ose njërin prej tyre, varet nga skema që do të zgjedhë trajneri Mehmeti. Në sulm, krahët janë po ato të sezoni të shkuar, me Vilën majtas dhe Zabërgjën djathtas. Në majë të repartit të avancuar luan Kaçorri dhe alternativë e tij, Mandela.

asddsadsadasadsads

Përveç përforcimeve “big”, që pritet t’i japin Dinamos profilin e një skuadre pretendente, klubi po sheh edhe për alternativat në stol, në mënyrë grupi të jetë i kompletuar dhe çdo rol i dubluar. Largimet pas mbylljes së kampionatit kanë qenë të shumta dhe afrimet e deritanishme janë tri, kështu që në kampin dinamovit kanë goxha punë për të bërë.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"