Konor Mek Gregor në krahët e këngëtares shqiptare, fansat e akuzojnë për prishje martese
Rita Ora dhe Konor Mek Gregor kanë qenë të dy të pranishëm në një mbrëmje ku shpërndaheshin çmimet e modës në Britani natën e kaluar. Ata kanë kaluar disa momente në shoqërinë e njëri tjetrit përgjatë mbrëmjes dhe madje kanë shkrepur edhe një foto së bashku.
Në foto Rita shfaqet tepër provokative duke kafshuar buzën dhe duke shkelur syrin, ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “takim njohjeje”. Shumë persona në rrjetet sociale nuk e kanë pritur aspak mirë këtë foto dhe reagimet kanë qenë goxha kritike, sepse Mek Gregor është i martuar dhe është edhe babai i një djali.
Irlandezi njihet si një burrë i devotshëm ndaj gruas së tij, me të cilën është që nga viti 2008. Prandaj e gjithë faji ka rënë mbi Ritën, e cila ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, nëse ka vërtet diçka mes të dyve apo bëhet fjalë vetëm për një keqkuptim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"