Konte zhvendos Sensin prapa sulmuesve, ja si pritet të rreshtohet Interi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2019 | 21:30

Konte zhvendos Sensin prapa sulmuesve, ja si pritet të rreshtohet Interi i ri

Interi në Lugano,nuk po kalon një periudhë pushimesh. Kjo është e sigurt. Seancat stërvitore të caktuara nga Antonio Konte dhe stafi i tij, me përgatitësin atletik Pintus në krye, kanë vënë në provë lojtarët, të cilët kanë nisur ta ndiejnë menjëherë lodhjen.

antonio konte

Për sa u përket testeve atletike, mes futbollistëve më në formë kanë rezultuar kroatët Marselo Brozoviç dhe Ivan Perisiç; tregues pozitivë edhe nga Antonio Kandreva dhe Stefano Sensi.

Jo rastësisht të katërt janë fizikisht më optimalë krahasuar me Andrea Ranokian, Milan Shkrinjarin, Stefan de Vrajn dhe Roberto Galjardinin, të cilëve do u nevojitet më shumë kohë për të rikuperuar. Konte ka imponuar një volum të madh pune, me intensitet të lartë. Nuk është e lehtë të rezistosh. Dhe zikaltrit po e kuptojnë…

konte pintus

SKEMAT – Duke nisur nga dje, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër (Godin, Barela, Vesino, Lautaro, Azamoah: deri pak kohë më parë të angazhuar me kombëtaret) janë provuar edhe zgjidhjet e para taktike dhe kureshtja më e madhe ishte për pozicionimet në mesfushë. Diçka ra menjëherë në sy: në skemën 3-5-2 përpara mbrojtjes u vendos më shpesh Brozoviç sesa Sensi. Në krahun e kroatit ndodheshin Galjardini (nga java e ardhshme do i marrë vendin Barela) dhe Sensi. Në krahë: djathtas Valentino Lazaro, në të majtë Perisiç.

stefano sensi

Në mbrojtje tre titullarët më të përdorur kanë qenë Ranokia, De Vraj dhe Shkrinjar. Ikardi dhe Naingolan nuk janë përfshirë në stërvitjet taktike me përjashtim të ditës së djeshme kur “Ninxha”, gjatë punës me reparte të ndara, kreu disa ushtrime. Secili nga mesfushorët pati edhe një zëvendësues. Ja “çiftet”: Lazaro (Kandreva), Galjardini (Agume), Brozoviç (B.Valero), Sensi (Zh.Mario), Perisiç (Dalbert). Në sulm, dyshja Kolidio-Espozito.

kONTE

POLITANO – Një përditësim për situatën e Mateo Politanos: pas dëmtimit gjatë stërvitjes së të martës, pritet t’i bashkohet skuadrës në turneun aziatik, në ndeshjen e dytë kundër PSG-së (27 korrik). Konte në Kinë i kërkon të gjithë, edhe të dëmtuarit për të ndjekur me kujdes taktikat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"