Prodani firmos me 3 “dema të kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2013 | 12:43

Prodani firmos me 3 “dema të kuq”

Partizani kryesorePartizani bën tri goditjet e para zyrtare në këtë start të merkatos së verës. Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më parë, të kuqtë kanë preferuar tregun kosovar dhe atë maqedonas për të ndërtuar ekipin e Superiores. Besnik Krasniqi dhe Labinot Ibrahimi të Prishtinës, së bashku me Mevlan Muratin e Shkëndijës së Tetovës, janë tre lojtarët që kanë nënshkruar dje me klubin e kuq. Firmosja e kontratave dhe prezantimi i tyre është bërë në zyrat e klubit te “Lion Park”. Lojtarët kanë nënshkruar kontrata 3- vjeçare. Duket se të kuqtë kanë një plan të qartë pas rikthimit në Superiore. Kontrata afatgjata dhe një ekip jo thjesht për një sezon.
Prezantimi Megjithëse ishin tri prezantimet zyrtare të të kuqve në këtë merkato vere, çuditërisht klubi nuk e ka bërë këtë përpara mediave duke mos lajmëruar asnjë prej organeve mediatike. Lojtarët janë takuar me drejtuesit më të lartë të klubit, ku një prej tyre ishte drejtori i përgjithshëm Eduard Prodani. Bisedat dhe marrëveshja duket se ishin arritur më parë dhe dje është bërë vetëm nënshkrimi i kontratave. Në fund, vetëm hedhja e firmave dhe një foto me fanellat e Partizanit në duar. Në këtë mënyrë, skuadra kryeqytetase hap zyrtarisht merkaton.
Synimi Që ditët e para të përfundimit të kampionatit, drejtuesit e klubit bënë të ditur se do të ndërtohej një ekip cilësor dhe me synime afatgjata. Ndryshe nga vitet e tjera, vëmendja u përqendrua te tregu kosovar dhe ai maqedonas. Stafi teknik i kryesuar nga trajneri Hasan Lika, së bashku me drejtorin e klubit Prodani, udhëtuan drejt Kosovës dhe ndoqën nga afër lojtarë të ndryshëm. Gjithashtu, të kuqtë organizuan përpara disa javësh edhe një ndeshje miqësore me një seleksion lojtarësh nga Maqedonia për të piketuar lojtarë të ndryshëm. Hapi i parë konkret u hodh dje me nënshkrimin e kontratave me këta tre futbollistë. Megjithatë, nga kryeqytetasit është bërë e ditur se në ditët në vijim do të ketë edhe prezantime të tjera. Gjithçka ka nisur nga mbrojtja, pasi të tre futbollistët e afruar dje luajnë në repartin defensiv. Tani priten mesfushorë dhe sulmues. Drejtuesit kanë premtuar se blerjet dhe prezantimet do të vijojnë.

Reagimi Klubi i Futbollit
“Partizani” sqaroi dje me anë të një komunikate për shtyp çështjen e trajnerit Shpëtim Duro. “Informojmë opinionin se klubi Partizani dhe trajneri Shpëtim Duro janë në mirëkuptim të plotë midis tyre dhe çështja nuk do të shkojë në asnjë rast për gjykim. Përfitojmë nga rasti të sqarojmë edhe një herë se respektimi i plotë i marrëveshjeve dhe kontratave të nënshkruara është dhe do të mbetet politikë rigoroze”, thuhet në deklaratë.

HoxhaFirmos edhe portieri Alban Hoxha
Alban Hoxha ka firmosur kontratën me Partizanin dhe është zyrtarisht lojtar i legejndës së kuqe të futbollit shqiptar. Pasi ka hedhur të zezën mbi të bardchë, pra firmën mbi kontrratë, portieri cërrikas ka pozuar zyrtarisht me fanellën e të kuqve, me numrin 1, por edhe bashkë me drejtorin e Partizanit, Eduard Prodani. Ky i fundit ka njoftuar përmbylljen e marrëveshjes edhe përmes faqes së tij zyrtare në facebook, duke thënë se cështja e portës së të tijve është një problem i zgjidhur tashmë, pasi i besohet një emri jo pak të spikatur në futbollin tonë. Alban Hoxha u evidentua si portier në radhët e Dinamos, fillimisht si zëvendës i Ilion Likës e më pas titullar, ndërkohë që sezonin e kaluar mbrojti kuadratin e verdhezinjve të Besës. Full name     Alban Bekim Hoxha
Hoxha është i datëlindjes 23 nëntor 1987 (25 vjec), e ka nisur futbollin mer të rriturit në Cërrik, në vitin 2004, pastaj ka kaluar te Dinamo, ku ka luajtur deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u transferua për një sezon tek Apolonia e Fierit. Ai regjistron edhe tri ndeshje aktivizim me kombëtaren U-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"