Korçarët nisin bisedimet, Skënderbeu ëndërron dy ish-ët e periudhës së lavdishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2024 | 22:51

Korçarët nisin bisedimet, Skënderbeu ëndërron dy ish-ët e periudhës së lavdishme

Skënderbeu nuk ka kohë për të humbur dhe është përfshirë i gjithi në ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Ambiciet dhe pretendimet në kampin bardhekuq janë rritur ndjeshëm tashmë.skenderbeu

Drejtuesit korçarë po punojnë për të kompletuar ekipin me elementë të rinj, por edhe për finalizimin e tratativave në dalje për futbollistët e kërkuar nga klube të huaja. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije për “Panorama Sport” kanë nisur bisedimet prej kohësh me dy ish-lojtarë të Skënderbeut të lavdishëm.

Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin dhe Bruno Ditën, që të dy pa kontratë dhe me mundësi rikthimi në Korçë. Ata mund të sjellin cilësi dhe eksperiencë për të rritur ndjeshëm potencialin e Skënderbeut të sezonit të ri. Bisedimet mësohet se janë në një fazë të avancuar, duke pasur parasysh projektin e klubit bardhekuq. Korçarët po punojnë paralelisht edhe për shitjet e lojtarëve që do të sillnin të ardhura në arkën e klubit. Rashica dhe Liço janë më të lakuarit, por edhe Alia, Nikaj dhe Rabiut mund të shëndoshin financat e Skënderbeut, duke parë interesin e klubeve të ndryshme jashtë vendit.

SULMI – Përparësi në merkaton e klubit korçar ka sulmi. Në këtë repart drejtuesit kërkojnë të bëjnë afrimet e duhura për të pasur cilësi dhe po veprojnë që të mbyllin gjithçka sa më shpejt, për të mos bërë të njëjtat gabime si sezonin e kaluar. Qëllimi është që Skënderbeu të jetë i përgatitur për çdo situatë.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"