Korona kthehet me akuza: Faxholin do ta kishin vrarë, nuk i tregoj emrat e bastexhinjve të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 16:21

Korona kthehet me akuza: Faxholin do ta kishin vrarë, nuk i tregoj emrat e bastexhinjve të Interit

Duke folur në një podkast, Fabricio Korona rikthehet të komentojë për rastin e bastvënieve nga ana e disa lojtarëve, ndër të cilët u fol publikisht për Zaniolon, Tonalin e Faxholin, më dy të fundit që edhe u pezulluan për një kohë të gjatë.

korona

Ish-fotoreporteri që tashmë drejton një portal online, shpjegoi edhe këndvështrimin e tij duke theksuar se: “Rasti i basteve të futbollit? E kam thënë gjithmonë, të tjerët do t’i përmend gjithmonë, por kurrë ata të Interit. Dhe kishte disa syresh që vinin baste.

E bëra për interes personal sepse duhej të lançoja portalin tim, i cili brenda një dite arriti 300 mijë ndjekës dhe 2.5 milionë përdorues unik në ditë. Tashmë është bërë faqja më e rëndësishme e informacionit.

Tonali dhe Faxholi duhet të më falënderojnë. Juventinin do ta kishin vrarë sepse nuk kishte para, por tani ai është përsëri milioner, pa borxhe dhe i shëndetshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"