Kosova bëhet e frikshme, futbollisti që aktivizohet në Bundesligë bashkohet me “Dardanët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 21:00

Kosova bëhet e frikshme, futbollisti që aktivizohet në Bundesligë bashkohet me “Dardanët”

Tjetër afrim cilësor në radhët e përfaqësueses së Kosovës. Bëhet fjalë për mesfushorin Elvis Rexhbeçaj, i cili aktivizohet me skuadrën e Augsburgut në Bundesligën gjermane.  

IMG-0fc050d38aa48881df3aa695dce9ee05-V-1536x1152

26=vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për përfaqësuesen e Kosovës. Rexhebeçaj mund të luajë në rolin e mesfushorit difensiv, qendror dhe fantazistit, duke rritur ndjeshëm kualitetin në ekipin e drejtuar nga Franko Foda. 

Lajmin për afrimin e Rexhbeçajt e ka bërë të ditur vetë FFK-ja nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  

“Sot i thashë ‘po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahjen e vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në që për shumë vite më kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona. 

Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, ishin fjalët e thëna nga mesfushori më i ri i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"