Kostakurta flet për Fonsekën: S’e di nëse është trajneri i duhuri për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 11:35

Kostakurta flet për Fonsekën: S’e di nëse është trajneri i duhuri për Milanin

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ish-futbollisti dhe tani komentatori sportiv, Alesandro Kostakurta, ka folur për Milanin, Paulo Fonsekën dhe fazën e ngërçit që klubi kuqezi po përjeton në merkato.kostakurta“Fonsekën nuk e njoh, por kjo nuk do të thotë që nuk ia vlen. Personalisht do të kisha preferuar një trajner tjetër si Konte, De Zerbi ose Sarri. Më pëlqen gjithashtu Tiago Mota. Për filozofinë e Milanit, e pranoj se Fonseka është zgjedhja e duhur, tekniku më i përshtatur me “skenarin” e ri. Ai ka dëshmuar se është një trajner i mirë, por nuk e di nëse do të jetë në gjendje t’i rikthejë klubi në rrugën e fitoreve”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i “Djallit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"