Krahasimi/ Barazimi 1-1, Partizani e nis si… vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 21:55

Krahasimi/ Barazimi 1-1, Partizani e nis si… vjet

Partizani vjet arriti të zhvillojë një nga fushatat europiane më të suksesshme në historinë e vet, duke thyer rekorde dhe shkuar deri në “play off” të Ligës së Konferencës. Dhe gjithçka nisi nga një barazim1-1 në vendin tonë, njëjtë si sivjet kundër Marsaslokut.

Partizani

Të kuqtë njëjtë si me bjellorusët, nuk arritën të shpreheshin si duhet në ndeshjen e parë, kur arritën të barazonin golin e Antilevskit me Carën.

Partizani e ka nisur njësoj, por këtë herë nuk lejohet gabimi në ndeshjen e dytë, pasi vjen direkt largimi nga Europa. Nga ana tjetër, të kuqtë do të tentojnë të korrin minimalisht ecurinë e vjetshme, kur kaluan dy ture në Ligën e Konferencës përballë Atletik d’Eskaldes dhe Valmierës. Sa u përket transfertave, Partizani vjet regjistroi dy fitore (Atletik, Valmiera) dhe dy humbje (BATE, Astana).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"