“Krenar, por zbuluam se pse ata u shpallën kampionë për herë të 15”, Terziç pas finales së humbur: Bellingamit i thashë atë që i kisha thënë Halandit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 0:33

“Krenar, por zbuluam se pse ata u shpallën kampionë për herë të 15”, Terziç pas finales së humbur: Bellingamit i thashë atë që i kisha thënë Halandit

Edin Terziç ka pranuar se ka zhgënjim në radhët e skuadrës së tij pas humbjes së finales së Ligës së Kampioneve, por edhe krenari për atë që kishin dhuruar në fushën e lojës. Trajneri i Borusia Dortmund theksoi pas ndeshjes me Realin se ekipi duhej të kuptonte se uria e kampionëve të mëdhenj kishte bërë diferencën.

terzic

“Është e vështirë, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Sa i përket paraqitjes, ne bëmë një ndeshje të madhe. Por gjithashtu edhe zbuluam se pse ata u shpallën kampionë për herë të 15. Ata kanë qenë shumë efektivë, kjo është ajo që na mungonte ne.

Jam krenarë që ne shfaqëm njd ndeshje të mirë, i treguam të gjithëve që kishim ardhur të fitonim, jo të luanim një ndeshje. Ishim shumë pranë saj, mungonin vetëm gjëra të vogla. Por duhet t’i përgëzojmë, të kesh këtë uri për të fituar përsëri, e sheh pse janë kampionë të vërtetë. Për ne ky është një moment krenarie, kemi sjellë 100 mijë njerëz nga Dortmundi në Londër. Ishte një udhëtim fantastik.

Të jem i sinqertë, jam pak edhe i zbrazur brenda meje, pasi ishte një mundësi e mirë dhe për fat të keq ne nuk ia dolëm. Ne tani duhet të mbajmë lart besimin, nuk duhet të na pushtojë dyshimi. Çdo gjë në jetë nis me besimin, nuk ka vend për dyshime.

Unë sot i thashë të njëjtën gjë Xhud, ashtu siç i kam thënë Erling Ha;land, se isha krenar që kam qenë trajneri i tyre, Unë isha aty kur fituan trofeun e parë në karrierë, kur fituam Kupën e Gjermanisë në vitin 2021, por isha thuajse i sigurt se nuk do të isha rreth tyre kur të fitonin Ligën e Kampioneve. Erling ia doli në sezonin e kaluar por për fat të keq unë isha këtu kur Xhud e fitoi, është një moment krenarie për të, ndaj urime atij dhe familjes”, tha Terziç pas finales.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"