“Kriteret e vendosura janë të padrejta dhe në kundërshtim me ligjin”, Fushaj ankesë zyrtare për ankandin e shitjes së Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 14:47

“Kriteret e vendosura janë të padrejta dhe në kundërshtim me ligjin”, Fushaj ankesë zyrtare për ankandin e shitjes së Vllaznisë

Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka paraqitur së fundmi një ankesë zyrtare në lidhje me ankandin e hapur së fundmi për shitjen e Vllaznisë. Sipas tij, kriteret e vendosura janë të padrejta dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ankesë është dorëzuar në rrugë zyrtare pranë Bashkisë së Shkodrës.

fUSHAJ

Sipas ankesës në fjalë, bashkia Shkodër ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar eventualisht ndonjë subjekt të interesuar, pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 “për ankandin publik”, ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret, që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik ndërkohë që Bashkia Shkodër vendos kritere ekstremisht të ekzagjeruara dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke mos pasur asnjë arsyetim logjik dhe ligjor për vendosjen e tyre.

ankesa

22

3

44

5

6

7

8

99

10

11

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"