Kriza, statistikat “shuplakë” Onanës kundër De Geas/ Gardiani kamerunas nuk bind
Mançester Junajtidi përjetoi humbjen e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet, çka ka marrë trajtën e një krize në ekipin e Erik ten Hagut. “Daily Mail” merr shkas edhe nga gafa e Andre Onanës në rastin e golin të parë në “Allianz Arena”, aty ku grushtimi i gabuar i ish-interistit ka dhënë shkëndijat për të bërë krahasimin me paraardhësin e portës në “Old Trafford”, fjala është për David de Gea.
Në harkun e 6 takimeve të para në sezonin 2022-2023, De Gea regjistroi 8 gola të pësuar, ndërsa numri i pritjeve përkonte me kuotën e 18 të tillave. Gardiani iberikas po ashtu ka % më të lartë krahas Onanës, konkretisht me 68%. Kamerunasi e ka mbajtur portë e pastër në këtë hark takimesh vetëm një herë, kundrejt 2 të De Geas.
Pritjet, pasimet dhe saktësia e tyre gjendet në kahun e lojtarit afrikan. 25 pritje përgjatë 6 takimeve janë një tjetër komponent se faji nuk është i gjithi në shpatullat e Onanës. Kjo panoramë flet qartë se prapavija e Junajtidit nuk është treguar në lartësinë e duhur për t’u kthyer në “mur” përpara pengesës së fundit në kuadratin e “djajve”.
Testi i radhës për rekordmenët e Premier Ligës është ditën e shtunë dhe të gjithë sytë do të jenë orientuar nga Onana, ndaj të cilit akuzat kanë kapur majat nga legjendat e klubit dhe analistët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"