Kryebashkiaku Veliaj: Krenar që 6 nga 8 sportistë në Olimpiadë janë të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 16:43

Kryebashkiaku Veliaj: Krenar që 6 nga 8 sportistë në Olimpiadë janë të Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Shqipërisë, e vuri theksin në mesazhin e paqes dhe frymës olimpike që përcjell evenimenti më madhor i sportit.

451320790_1026321065529727_6618133205220394362_n

Veliaj gjithashtu theksoi prezencën e 6 nga 8 sportistëve të “Team Albania”, të cilët janë pjesë e Tiranës. “Në ‘Ditën e Bastijës’, dita kur ndaloi feudalizmi për t’i bërë njerëzit të barabartë, dua t’i shpreh mirënjohjen Francës. Gjithashtu, një mendim shkon për mbështetjen për Ukrainën, për paqen dhe për frymën olimpike që përcjellin këto lojëra.

Në Olimpiadë jemi të vegjël në numër, por shkojmë me pritshmëri. Jam i privilegjuar dhe krenar që 6 nga 8 sportistë të Shqipërisë janë pjesë e Klubit Tirana. Ndihem krenar që kemi 3- fishuar regjistrimet e sportistëve në Tiranë, së bashku me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar”, u shpreh fillimisht Veliaj, i cili më pas zbuloi edhe një lajm:

“‘Atleti i Krishtit’, Skënderbeu, do të vendoset në Paris, një monument që do të forcojë edhe më shumë lidhjen ndërmjet dy vendeve”, deklaroi ndër të tjera Veliaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"