Kthimi në Itali duhet të presë, Mauro Ikardi merr ofertën e parefuzueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 15:52

Kthimi në Itali duhet të presë, Mauro Ikardi merr ofertën e parefuzueshme

Mauro Ikardi përflitej vazhdimisht se mund të bënte një kthim në futbollin italian gjatë kësaj vere. Disa skuadra kishin shfaqur interes për sulmuesin argjentinas i cili ishte kthyer në formën më të mirë te Gallatasaraj në edicionet e fundit.

ikardi

Por kthimi në Itali nuk do të jetë prioriteti i Ikardit gjatë kësaj vere, pasi ai ka marrë një ofertë të parefuzueshme ekonomike nga Arabia Saudite, Mediat italiane bëjnë të ditur se në adresë të tij ka arritur oferta zyrtare e klubit të Al Kadsiah, i cili pak ditë më parë bindi Naço Fernandez t’i jepte lamtumirën Real Madridit me një ofertë të ngjashme.

Për Ikardin, shifrat janë me të vërtetë marramendëse, pasi i është propozuar një rrogë prej 20 milionë eurosh neto në sezon, për dy vitet e ardhshme, për të shtuar pastaj bonuse të tjera deri në 5 milionë euro në vit. Në total, një paketë prej 50 milionë eurosh për argjentinasin, që padyshim do të tundonte çdo futbollist në botë.

Tani pritet përgjigja e sulmuesit argjentinas, por edhe e Gallatasarajit që ka një kontratë me të dhe duke parë insistimin e Al Kadsiah, padyshim nuk do të pranojë që ta lëshojë të largohet si lojtar i lirë, por do të kërkojë një dëmshpërblim të majmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"