Kthimi në Kategorinë e Parë, cilat “dogjën” sezonin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2024 | 22:23

Kthimi në Kategorinë e Parë, cilat “dogjën” sezonin e Kukësit

Përballja midis Erzenit dhe Kukësit mund të konsiderohet si më e parëndësishmja për të dyja ekipet sa i përket këtij sezoni që po lënë pas. Thuhet kështu, pasi Kukësi është i rënë, ndërsa shijakasit presin t’i bashkohen atyre matematikisht, diçka që mund të ndodhë edhe këtë javë. Mirëpo, pikërisht në ndeshjet pa asnjë objektiv, synohen që të rregullohen disi bilancet dhe shifrat e sezonit.

Kukesi

Kjo gjë vlen sidomos për ekipin e Kukësit, i cili ka përjetuar këtë sezon një situatë në të cilën nuk ishin mësuar gjatë dekadës së fundit, sepse asnjëherë më parë nuk kanë vuajtur nga frika e rënies dhe të luftonin për mbijetesë.

TRANSFERTAT – Nëse Kukësi është në këtë gjendje sot, ku ka rënë nga kategoria pa u mbyllur ende kampionati, diçka e tillë vjen nga mungesa e rezultateve në transfertë. Jo se në shtëpi ka bërë mirë, por përballjet jashtë fushe kanë qenë vërtet problematike sa i përket rezultateve. Së pari, blutë vijnëpas shtatë humbjesh radhazi nëtransfertë, me pikën e fundit qëkanë marrë pikërisht në dhjetor të vitit të kaluar, bëhet fjalë për sfidën e fundit të fazës së dytë, në atë barazim 1 me 1 ndaj Laçit.

Pra, në 2024 blutë nuk e kanëprovuar se çdo të thotë të marrësh një pikë jashtë fushe. Këtubëhet fjalë gjithnjë për ndeshjet sa i përket kampionatit, sepse nëkupë kanë atë fitore historike ndaj Partizanit që i dha mundësinë tëshkojnë në gjysmëfinale.

E njëjta gjë edhe për tekniku Devolli,i cili edhe pse i ka shkuar disaherë pranë një rezultati pozitivjashtë fushe në këto kaq pakndeshje sa ka drejtuar, nuk iakanë dalë dot. Për të mos rrezikuar që këtë vit në kampionatta mbyllin vetëm me humbje, dotë mundohen që ta thyejnë këtëmallkim pikërisht ndaj Erzenit.

Sa i përket fitoreve jashtë fushe,kjo gjë ka ndodhur vetëm njëherë, pikërisht ndaj Skënderbeutku blutë nën drejtimin e StavriNicës fituan në shifrat minimale0 me 1. Ndaj shijakasve kuptohet që verilindorët do të bëjnëedhe eksperimente në shërbimtë finales me Egnatian, e cilaështë programuar të luhet nëdatën 14 Maj.

Gjithsesi, deriatëherë blutë kanë për të luajtur edhe tri takime të tjera dhenuk kanë ndërmend që në kampionat të bëjnë “sehir” dhe tëmunden pa zbritur ende në fushën e lojës.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"