Kualifikimi i Anglisë, Josa: Skuadër e destabilizuar, i ndihmoi fati ndaj Sllovakisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 21:31

Kualifikimi i Anglisë, Josa: Skuadër e destabilizuar, i ndihmoi fati ndaj Sllovakisë

Trajneri i njohur, Mirel Josa, në  “Euro 24” në News 24 komentoi kualifikimin e Anglisë në çerekfinalen e Europianit, pas suksesit 2-1 ndaj Sllovakisë me përmbysje.

Josaaa

“Pickford është portieri i parë i Anglisë, është prej vitesh në fakt. Anglia tregoi destabilizim që kishte edhe sot, fati e ndihmoi edhe sot.  Unë sot i jap meritë edhe skuadrës kundërshtare, Sllovakia është skuadër e disiplinuar. Nuk jam i befasuar, Anglia kishte bërë sot  një ndryshim.

Mbrojtja ishte vigjilente deri në momentin e pësimit të golit. Gjithçka nisi nga një rivënie anësore, dikush e nisi dhe përfundoi topi te Bellingham. Anglia shpëtoi falë individualitetit.” – tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"