Kualifikimi në minutat e fundit, Shehi: Luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë, nuk i prisja kaq shumë tifozë të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 22:47

Kualifikimi në minutat e fundit, Shehi: Luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë, nuk i prisja kaq shumë tifozë të Partizanit

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, u shpreh tepër i lumtur, për kualifikimin që skuadra e tij arriti në minutat e fundit të ndeshjes ndaj maltezëve të Marsashlok. Në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare të klubit, tekniku durrsak, ndër të tjera deklaroi:  

orges shehi

“Është e vërtetë që ndeshja shkoi në minutat e fundit po i rëndësishëm është kualifikimi. Kemi luajtur më mirë se ndeshjen e kaluar. Kemi qenë gjithë kohën në kërkim të golit, u ndëshkuam në fillim të pjesës së dytë nga gol i kundërshtarit që gjithë kohës qëndroi në zonën e vet dhe kërkonte topat e gjatë dhe tranzicionet për t’u rinisur. Rëndësi ka kualifikimi dhe më vjen mirë për çunat që bënë këtë lloj performance.  

Me këtë formatin e ri, që nuk vlen goli në fushën kundërshtare, pak rëndësi ka ku luhet ndeshja e parë. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër ndaj gjeorgjianëve që të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më lart. 

E thashë dhe dje, gjej rastin t’i falenderoj tifozët. Nuk i prisja kaq të shumtë në numër. Përgëzime që arritën të vijnë deri këtu, skuadra ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, aq më tepër kur luan jashtë në një shtet tjetër. Prania e tyre ka qenë plus i madh për ne dhe gjej rastin t’i falenderoj”, u shpreh Shehi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"