Kujdes Shqipëri, polakët “do ta mbyllin” me… 13 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2023 | 21:37

Kujdes Shqipëri, polakët “do ta mbyllin” me… 13 pikë

Shqipëria vijon të mbajë lartë pretendimet e saj për një biletë në Europianin e Gjermanisë pas pikës së çmuar që mori në transfertën e Pragës kundër Republikës Çeke (1- 1).

Poland_Albania_03272023

Fitoret 2-0 kundër Moldavisë dhe 3-1 në Ishujt Faroe në qershor, e dërguan në 7 numrin e pikëve të djemve të Silvinjos pas katër ndeshjesh: 2 fitore, 1 barazim, 1 humbje dhe tani e vetmja pengesë ka qenë humbja 1-0 në Varshavë ndaj kundërshtarit të nesërm, Polonisë.

BAJRAMI THEU REKORDIN E ÇEKËVE

Duke u bërë skuadra e parë që i merr pikë Çekisë së trajnerit Jaroslav Shilhavi në tokën e tyre, kuqezinjtë u kthyen në Tiranë me vetëbesim dhe të frymëzuar, pavarësisht se goli i Vaklav Çernit në portën e Berishës në pjesën e dytë, i dënoi tanët të pësonin gol në ndeshjen e tetë nga 10 të fundit, ku nuk kemi pasur mundësi që ta ruajmë portën të paprekur.

Megjithatë, Silvinjo vlerësoi të gjithë skuadrën e tij që ka thërritur për këto dy ndeshje vendimtare për fatin e Grupit E, por paralajmëroi që të mbahet larg euforia, në përpjekje për të mbajtur gjallë ëndrrën për biletën e dytë europiane në histori.

POLONIA ME LAPS E LETËR

Por Polonia nuk do të jetë një detyrë aspak e lehtë nesër në “Air Albania”. Leva me shokë sot janë vetëm 1 pikë pas Shqipërisë, ndërsa është përshkuar vetëm gjysma e rrugës drejt Gjermanisë. Europianolindorët kanë regjistruar dy fitore dhe dy humbje deri tani. Ata kanë treguar se janë të thyeshëm dhe do të luajnë edhe një ndeshje më pak në shtëpi sesa kuqezinjtë. Por ka një statistikë që nuk të lë indiferent. Polakët grumbullojnë të paktën 7 pikë në gjysmën e dytë të kualifikueseve dhe këtë e kanë bërë në secilën prej kualifikueseve të tyre të suksesshme të një Europiani.

Pra, për t’i lënë pas na duhen edhe të paktën 6 pikë, duke përjashtuar çekët në këtë garë. Sot djemtë e Fernando Santosit kanë 6 pikë dhe nëse do të respektojnë ecurinë e tyre të së shkuarës, do duhet t’i shtojnë edhe 7 pikë totalit të tyre, duke i mbyllur kualifikueset me 13 pikë.

POLAKET NE SKANER

Tekniku portugez, ishte aq i tronditur nga humbja 3-2 ndaj Moldavisë në qershor, sa kur u pyet për përballjen me Shqipërinë përpara fitores së tyre 2-0 në shtëpi ndaj Ishujve Faroe të enjten, ai refuzoi të fliste për kuqezinjtë.

Silvinjo duhet të bëjë një plan të qartë sesi të ndëshkojë polakët nesër, të cilët në të gjashta ndeshjet që kanë fituar në këto 12 muajt e fundit, nuk kanë pësuar kurrë gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"