Kukësi, akord me Franc Veliun, mbrojtësi heq dorë nga Vllaznia
Franc Veliu ndryshon mendje për 24 orë. Teksa kishte arritur marrëveshjen me Vllazninë dhe për më tepër konfirmonte vetë transferimin në Shkodër, të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një kthesë 360- gradëshe nga ana e lojtarit. Në fakt, gazeta paralajmëroi në numrin e djeshëm se vlonjati kishte marrë një telefonatë nga presidenti Safet Gjici dhe ishte joshur për të vijuar karrierën te Kukësi.
Kësisoj, dje u konfirmua se Veliu do të firmoste për klubin verilindor, ashtu siç ishte përfolur gjatë javës së kaluar. Fillimisht palët kishin negociuar, por mbrojtësi kërkonte 6 milionë lekë të vjetër në muaj, një shifër që klubi verilindor nuk ia miratoi.
Kur mendohej se gjërat nuk po shkonin në drejtimin e duhur, vjen edhe marrëveshja. Drejtuesit e klubit, pasi panë boshllëkun në mbrojtje në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ku alternativat mungojnë, pasi si titullarë shihen vetëm Renato Malota e Ylli Shameti, kontaktuan menjëherë vlonjatin. Sot, Veliu pritet të zyrtarizojë kontratën me Kukësin, e cila mësohet se do të jetë e vlefshme deri në muajin janar të vitit 2016…
Per me shume, lexoni versionin print te gazetes “Panorama Sport”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"