Kukësi-Egnatia, një finale për 375 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 9:41

Kukësi-Egnatia, një finale për 375 mijë euro

Një sezon për t’u harruar duke parë rënien nga kategoria, por Kukësi ka mundësinë që të ngushëllohet me një shumë të majme të ardhurash, të cilat mund të vijnë nga fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe përfaqësimi në Europë, më saktësisht në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Çast nga një ndeshje mes Kukësit dhe Egnatias këtë sezon

Çast nga një ndeshje mes Kukësit dhe Egnatias këtë sezon

Përballë Egnatias, verilindorët luajnë ndeshjen e fundit për verdiktet e këtij sezoni, ku një sukses i mundshëm do ju mundësonte një shumë prej 50 milionë lekësh të vjetra, shpërblim ky i caktuar nga FSHF-ja për fituesin e Kupës, por “pjesa e ariut” është nga Europa, e cila të garanton 325 mijë euro automatikisht në klub. Pra, Kukësi sot në orën 19:00 do të luajë për 325 mijë euro dhe 50 milionë lekë, me një total prej 375 milionë lekë të vjetër përafërsisht.

Një shifër e konsiderueshme për një ekip që sezonin tjetër do të konkurrojë në Kategorinë e Parë dhe me shumë mundësi do të kërkojë rikthimin e menjëhershëm në elitë. Nga ana tjetër, kemi Egnatian e cila ka siguruar kalimin në turin e parë të Ligës së Konferencës, (duke qenë se Skënderbeu s’merr pjesë në Europë), dhe sot në “Air Albania” do të luajë për trofeun e Kupës së dytë në historinë e klubit, si edhe për shpërblimin prej 50 milionë lekësh.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"