Postuar: Prill 20, 2016 | 18:35
Kukësi eliminoi Flamurtarin në Kupë, Gjici: Ja kur ekipi meriton notën 10
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka vlerësuar formën e treguar nga ekipi i tij duke eliminuar Flamurtarin nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë.
Në një prononcim pas ndeshjes, Gjici tha se i qëndron deklaratave për arbitra të huaj, por jo nga vendet e rajonit. Për këtë ai shtoi se do shihet mundësia për t’i bërë një shkrese federatës.
Presidenti i Kukësit deklaroi se nëse ekipi fiton ndeshjen e ardhshme ndaj Partizanit, atëherë i ka arritur objektivat për këtë sezon.
“Nëse fitojmë me Partizanin atëherë i kemi arritur objetivat tonë në kampionat dhe nëse ia arrijmë, atëherë meritojnë notën 10”,-tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"