Kukësi goleadë në Kupë, Vanbasteni shqiptar shënon tripletë. Triumfojnë Partizani dhe Luftëtari, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 21:10

Kukësi goleadë në Kupë, Vanbasteni shqiptar shënon tripletë. Triumfojnë Partizani dhe Luftëtari, ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 3 takimet e kthimit të vlefshëm për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. Kampionët e Kukësit kanë shfryrë në Kupë, duke mposhtur me rezultatin 6-0, Shkumbinin e Peqinit që militon në Kategorinë e Parë. 3 gola për skuadrën e Shpëtim Duros u shënuan nga sulmuesi Markovanbasten Çema, i cili ishte një nga më të mirët në fushë.

kupa17-1

Ndërkohë në sfidat e tjera, Partizani u mjaftua me golin e Telushit nga pika e bardhë e penalltisë ndaj Vorës, në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, ndërkohë që Luftëtari mposhti me rezultatin 2-1, Tërbunin e Cërrikut.

Kukesi22

Kukësi, Partizani dhe Luftëtari janë skuadrat që kualifikohen për më tej.

GRUPI A

Partizani – Vora  1-0 (3-0)

Telushi 68′ (p)

GRUPI B

Kukësi-Shkumbini 6-0 (3-1)

Domi 12′, Çema 20′ (p), 39′, 90′, Daku 33′, Rasha 79′ 

Luftëtari-Turbina 2-1 (1-0)

Rapo 42′ (p), Vyent 49′  / Peiqni 67′

FORMACIONET: 

FORMACIONI I KUKËSIT: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Teqja, Obanor, Kotobelli, Domi, Kamara, Mateli, Daku, Çema.

FORMACIONI I PARTIZANIT: Teqja, Bilali, Dajçi, Idrizi, Hakaj, Kodra, Telushi, Kote, Braun, Bardhi, Ekuban.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"