Kukësi ishte pranë mrekullisë, Devolli: Krenar për këta djem, tani do kenë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 11:25

Kukësi ishte pranë mrekullisë, Devolli: Krenar për këta djem, tani do kenë…

Eliminoi Partizanin dhe Tiranën, por vrulli i Kukësit u ndal në finale nga Egnatia.

WhatsApp Image 2024-05-15 at 11.24.48

Bledar Devolli ishte pranë një mrekullie me skuadrën e rënë nga Superiorja, pasi e çoi në finalen e Kupës dhe luajti me shumë dinjitet në “Air Albania” kundër rrogozhinasve. Për trajnerin gjirokastrit keqardhja është e madhe, por duke qenë më gjakftohtë pas 90 minutave të mbushura me emocione, ai theksoi për “Panorama Sport” se pengu i vetëm ishte goli i barazimit, pasi mundësitë u krijuan.

“Jam falënderues për këta djem, për atë që bënë në finalen e Kupës, pasi treguan se nuk ishim rastësisht deri këtu. Në këto tre muaj që kemi punuar, kanë dhënë maksimumin e tyre dhe unë u jam falënderues për mënyrën se si më janë përgjigjur në fushë. Jam krenar që kam punuar me një grup të tillë dhe si trajner më vjen mirë që të gjithë lojtarëve u është rritur vlera. Jam i bindur se do të kenë shumë kërkesa. Uroj kundërshtarin për fitimin e trofeut dhe gjithashtu i uroj suksese në ‘Final 4′”, ka thënë fillimisht Devolli.

Duke analizuar humbjen, ai theksoi se skuadra ishte disi e trembur në pjesën e parë, por me atë që tregoi në 45 minutat e dyta, meritonte barazimin.

“Në pjesën e parë ishim pak të trembur, por i kuptojfutbollistët, sepse ishte për të gjithë finalja e parë. Vendosëm të ndryshonim skemën dhe ju përshtatëm Egnatias, që luan me3-5-2. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe në total mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. Patëm disa raste për të shënuar dhe mund të barazonim, por nuk ishte e thënë. Në të tilla ndeshje duhet të kesh edhe shumë fat. Gjithsesi, duhet të mbajmë kokën lart, pasi besoj se bëmë një prezantim të mirë”, përfundoi Devolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"