Kukësi, largohen Yll Hoxha dhe portieri Halilaj, dalin jashtë planeve të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2015 | 12:30

Kukësi, largohen Yll Hoxha dhe portieri Halilaj, dalin jashtë planeve të klubit

Kukesi-Trabzonspor 0-2, Hoxha ne aksionJanë larguar dy futbollistë të tjerë nga Kukësi, në prag të nisjes për fazën përgatitore në Austri. Bëhet fjalë për portierin Argent Halilaj dhe mesfushorin Yll Hoxha, të cilët kanë qenë pjesë e klubit për tre vitet e fundit. Lojtarët janë ndër të paktët që kishin mbetur në ekip, prej atyre që realizuan paraqitjen historike në Europë dy edicione më parë.

Klubi verior vendosi që të mos i përfshijë në listën e të grumbulluarve, pavarësisht se kanë qenë ndër më të preferuarit nga tifozëria. Në fakt, nuk ka munguar edhe interesimi nga klube të tjera për këta futbollistë.

Halilaj është shumë pranë transferimit te Flamurtari, ndërkohë që për Ylli Hoxhën ka pasur interesim prej skuadrave si Partizani, Tirana dhe Shkëndija e Tetovës. Te nënkampionët e Shqipërisë ka ende paqartësi për edicionin e ardhshëm, duke iu referuar lojtarëve që priten të afrohen në merkato, por edhe trajnerit të ri…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"