Kukësi numëron “firot” e merkatos së verës, Redon Dragoshi drejt Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 17:40

Kukësi numëron “firot” e merkatos së verës, Redon Dragoshi drejt Kosovës

Kukësi është një nga ato ekipe, që pas mbarimit të sezonit të fundit, numëron vetëm lojtarët e larguar. Verilindorët ende nuk e kanë marrë veten pas zbritjes nga Kategoria Superiore, ku pas 12 sezonesh rikthehen sërish në të Parën.

dragoshi 1

“Hemorragjia” nuk ka të sosur te Kukësi dhe së fundmi listës i është shtuar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Redon Dragoshi. 24-vjeçari iu bashku verilindorëve në merkaton e dimrit, ku kaloi nga Vllaznia te Kukësi. Me sa duket Kategoria e Parë nuk i josh shumë nga lojtarët që e mbyllën sezonin te Kukësi, kështu që në sezonin e ri pritet të gjejnë një ekip tjetër.

Burime pranë lojtarët bëjnë me dije se Dragoshi konsiderohet i larguar nga Kukësi dhe gjasat janë karrierën do ta vazhdoj në Kosovë. Nëse realizohet ky transferim, i bie që 24-vjeçari për herë të parë të luaj në një klub jashtë territorit të Shqipërisë. Dëmtimet janë bërë pengesë në disa raste në karrierën e Dragoshit, i cili tashmë i ka hedhur pas krahëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"