Kukësi publikon listën e fazës përgatitore, përfshihet edhe Mici
Skuadra e Kukësit nuk ka ndër mend të heqë dorë nga Gledi Mici. Drejtori i përgjithshëm i klubit, Dritan Dervishi, tha një ditë më parë në konferencë për shtyp se palët mund të gjejnë një akord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.
Konfirmimi i këtij besimi ka ardhur sot nga klubi verilindor, i cili ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do të udhëtojnë nesër drejt Ohrit për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Maqedoni deri më datë 20 gusht.
Në listë gjendej edhe emri i mbrojtësit të shumëpërfolur, që do të thotë se Kukësi pret që ai të jetë me ekipin në këtë fazë.
Megjithatë, kjo listë mund të pësojë ndryshime, pasi është mësuar se mesfushori Bekim Dema ka kërkuar largimin nga skuadra meqë nuk gjen hapësira, ndërsa në klub mund të kthehet Kushtrim Lushtaku.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"