Kukësi rikthehet spektakolar, ‘poker’ Flamurtarit
Kukësi ka shkatërruar sot 4-0 Flamurtarin në ‘Zeqir Ymeri’ . Verilindiorët marrin një fitore që i mban fuqishëm në lojë për një vend në Kupat e Europës pasi është ngjitur në kuotën e 35 pikëvë dhemban vendin e pesëtë, ku ndjek Teutën dhe Tiranën që janë më sipër. Sa i përket ndeshjes, Kukësi e nis menjëherë parpëra dhe shtyn drejt portës së Flamurtarit. Vlonjatët mbrhjen mirë, por tentojnë edhe kundërsulmin. Me kalimin e minutave skuadrat do të binin disi në qetësi pasi filluan të studionin kundërshtarin. Teksa topi po luhej në mesin e fushës vjen edhe momenti që ndryshon fatin e saj.
Mesfushori i Flamurtarit, Kushtrim Lushtaku del me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër duke lënë me 10 lojtarë vlonjatët. Padyshim një gjë e papritur kjo e cila ndryshon krejtësish rendin e lojës duke i prishur planet skuadrës mike. Pas këtij momenti do të vinte edhe goli i vëndasve.
Në minutën e 31′ të ndeshjes pas një krosimi të Hallaçit nga e djathta brenda në zonë, aty gjendet Eminin i cili me një goditje mjaft të bukur me shpinë nga porta mposht Likën. 1-0 dhe ka festë në Zeqir Ymeri. Goli i jep zemër skuadrës së Duros që hidhet në sulm dhe për pak sa nuk e pëson pasi Alvesh shpërdoron një mudnësi të mirë.
Flamurtari me 10 lojtarë e ka të vështirë të dalë përpara. Me golin e Eminit do të mbyllej edhe kjo pjesë e parë. Fraksioni i dytë ka qenë fatal për vlonjatët pasi janë shthurur totalisht, madje duke mbetur edhe me 9 lojtarë.
Në minutën e 50 ka një faull në zonë dhe akordohet penallti për Kukëin. Edon Hasani nga pika e bardhë nuk gabon dhe dyfishon shifrat. Vetëm 3 minuta më vonë është sërish mesfushori shkodran që shënon golin e tretë dhe të dytin personal në këtë sfidë. 3-0 dhe Kukësi është zot në fushë duke përfituar edhe nga epërsia numerike në fushë.
Në minutën e 60-të ka vend edhe per Erik Floresin, Braziliani realizon golin e katërt duke thelluar fitoren e vendasve. Flamurtari është inekzistent dhe nuk organizohet dot. Në fund mbyllet gjithçka 4-0 dhe Kukësi merr një fitore që i jep qetësine. Nga ana tjetër kur u duk se Flamurtari ishte rithyer, fillojnë sërish problemet për këto ekipe.
Kukësi – Flamurtari 4-0
Golat: Emini 32′, Hasani 50(pen) 53′, Flores 60′
Kukësi: Koci, Hallaçi, Lladrovci, Malota, Mici, Karioka, Hasani, Musolli, Flores, Dvornekoviç, Emini Trajner: Klodian Duro
Flamurtari: Lika, Idrizaj, Pashaj, Lakoste, Çerkini, Nikolini, Telushi, Lushtaku, Hoxha, Da Silva, Alvesh Trajner: Zekirja Ramadani
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Rudin Preça, Fatjon Xhemalaj