Kukësi shfryn kundër gjykimit, “kryqëzon” edhe mbrojtësin Veliu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2015 | 9:40

Kukësi shfryn kundër gjykimit, “kryqëzon” edhe mbrojtësin Veliu

tiranaKlubi i Kukësit dhe zyrtarët e lartë të saj nuk e përtypin dot humbjen me Tiranën. Ata, me anë të një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, kanë reklamuar gjithçka nuk ka shkuar në këtë ndeshje. Fillimisht, “shigjetojnë” gjykimin. Klubi ka pretendime për golin e parë të Tiranës dhe e vlerëson si të parregullt, teksa argumentojnë se Ylli Shametit i është shkaktuar faull në atë episod.

Madje, për këtë ata kanë paralajmëruar se do t’u drejtohen instancave përkatëse, duke e ankimuar këtë gol si të parregullt. Në të njëjtën deklaratë, klubi kryqëzon edhe mbrojtësin Franc Veliu, për të cilin ka akuza të rënda. Madje, ata e cilë- sojnë vlonjatin si përgjegjës direkt për këtë disfatë.

Deklarata – “Kukësi pretendon se goli i parë i Tiranës u shënua pasi u shkaktua faull ndaj nesh. Do ta shohim me vëmendje dhe mund të bëjmë ankimim. Nesër (sot) do të bëjnë analizë presidenti me stafin. Priten masa ndëshkuese ndaj Veliut për thyerje disipline, përdorim alkooli dhe ndeshje të dobët, duke ndëshkuar ekipin. Kukësi humbi një superpremio të dhënë sot (dje) nga presidenti Gjici. Do shihet me imtësi loja dhe qëndrimi i Veliut si përgjegjës direkt për humbjen”, shkruhej në deklaratën e klubit për gazetën. Se çfarë do të ndodhë nga nesër, kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt që drejtuesit do të zhvillojnë një mbledhje ku do të diskutohet me detaje gjithçka nuk ka shkuar siç duhet kundër Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"