Kukësi zyrtarizon divorcin me Gegën: Iu dha besim, nuk bëri kthim pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 18:04

Kukësi zyrtarizon divorcin me Gegën: Iu dha besim, nuk bëri kthim pas

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar sot pasdite “divorcin“ me Skënder Gegën, duke i dhënë fund aventurës së dytë të trajnerit në pankinën e verilindorëve.

Gega

Në njoftimin e klubit, konfirmohet se Gega nuk është shkarkuar dhe se kishte besimin për të vazhduar, por ka vendosur që të mos jetë më në pankinën e Kukësit dhe ka mbyllur bashkëpunimin mes palëve.

NJOFTIMI I KUKËSIT

FK Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, trajneri Gega ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe pavarësisht besimit që i është dhënë nga klubi, trajneri Gega nuk ka bërë kthim pas.

“Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë”, u shpreh trajneri Gega.

Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Gega për bashkëpunimin dhe i uron suksese në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"