Kukësi zyrtarizon dy sulmues
Kukësi ka zyrtarizuar dy përforcimet më të reja të skuadrës. Bëhet fjalë për dy sulmuesit Izair Emini dhe Willams Da Silva, që kanë nënshkruar kontratën me verilindorët- raporton klubi i Kukësit përmes uebfaqes së saj.
Shqiptari nga Tetova, Izai Emini, ka luajtur me Renovën në kampionatin maqedonas dhe është ndër galashënuesit më të mirë të vendit fqinj. Edhe Da Silva , ka një cv të pasur në sulm.
Të dy lojtarët, që sapo kanë firmosur, do të jenë që nga sot pjesë e ekipit dhe do të udhëtojnë për në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Ulqin të Malit të Zi për 10 ditë më rradhë . Janë 25 lojtarë që udhëtojnë së bashku me stafin drejt bregdetit të Ulqinit, ku priten dhe disa ndeshje miqësore . Në këtë fazë pranë ekipit do të afrohen dhe të tjerë lojtarë që do jenë pjesë e Kukësit , nëse ata bëjnë dallimin me pjesën tjetër të lojtarëve dhe do zënë vendin e të larguarve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"