Kuman pas fitores së Holandës: E vonuam golin e dytë, por ky është ekipi që kërkoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 15:54

Kuman pas fitores së Holandës: E vonuam golin e dytë, por ky është ekipi që kërkoja

Ronald Kuman nuk kursehet për të zbuluar strategjinë se si e fitoi këtë ndeshje.

kuman

Trajneri i “tulipanëve” thotë se ekipi i tij kërkoi gjithmonë që të ndërtonte aksionet djathtas, pavarësisht se golat erdhën nga e majta.  Në këtë mënyrë ai ka dashur që të prishë ekuilibrat e kundërshtarit dhe ia doli më së miri. Kuman i thuri elozhe Simonsit, por edhe lojtarëve të tjerë që i bënë gjërat ashtu siç duhet.

NDESHJA- “Luajtëm shumë mirë dhe gjetëm hapësirat e duhura sidomos në krahun e djathtë. Të gjithë futbollistët krijuam volum andej. De Vraj, Shouten dhe Dumfris bashkë me Bergvajn krijuan shumë rrezik. Arritëm të tregonim realisht forcën e vërtetë të Holandës. Por nuk duhet të kënaqemi me kaq. Ekipi ka ende shumë për t’u përmirësuar dhe për të vazhduar rrugën në këtë Europian. Jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët sepse i bënë detyrat ashtu siç duhet”.

BERGVAJN- “E zgjodha atë për çështje taktike. Doja që ta bazoja lojën në të djathtë dhe funksionoi ashtu siç duhet. Ai krijoi shumë hapësira për Dumf risin q ë a va nco i d h e më pëlqeu. Malen ka shumë shpejtësi dhe në aksione një kundër një të hap probleme, por mes linjave më jep garanci Bergvajn. Kjo është arsyeja pse e zgjodha si titullar”.

SIMONS- “Unë e kam thënë gjithmonë se ai është një lojtar kampion. Kjo ndoshta ishte ndeshja e tij më e mirë. Kishte agresivitet dhe fitoi shumë duele. Luajti i lirshëm dhe jo si numër 10. Më në fund kemi një lojtar që mund të prishë ekuilibrat e kundërshtarit”.

GOLAT- “Ndoshta u vonuam pak për të shënuar golin e dytë të ndeshjes, por krijuam shumë raste dhe mendoja që nga momenti në moment do ta gjenim. Por nuk pata frikë për asnjë moment sepse skuadra po mbronte shumë mirë dhe kishte besim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"