Kuman thumbon përsëri Laportën: Barça nuk di të respektojë legjendat si unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 16:30

Kuman thumbon përsëri Laportën: Barça nuk di të respektojë legjendat si unë

Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka shigjetuar përsëri presidentin e katalanasve, Joan Laporta.

kuman laporta

Trajneri i Holandës ka kritikuar Laportën dhe i ka dërguar një paralajmërim serioz Hansi Flikut: “Shpresoj që Laporta më në fund të ketë durim me trajnerin e tij. Nëse nuk e ndjen mbështetjen e presidentit, je i mbaruar”, deklaroi ai.

Por Kuman nuk është mjaftuar me kaq. “Vitet e fundit, problemi i Barçës ka qenë se Mesi është jashtë, unë jam jashtë, Ksavi është jashtë… Barça nuk di të respektojë legjendat e klubit”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"