KUPA E AMERIKËS/ Mesi për pak sa nuk e djallos, por Martinez e shpëton! Argjentina pret biletën për në gjysmëfinale pasi triumfon kundër Ekuadorit me penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 9:39

KUPA E AMERIKËS/ Mesi për pak sa nuk e djallos, por Martinez e shpëton! Argjentina pret biletën për në gjysmëfinale pasi triumfon kundër Ekuadorit me penallti (VIDEO)

 Argjentina fitoi kundër Ekuadorit me penallti 4-2, pasi koha e rregullt mbaroi në barazim 1-1, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Amerikës.

Capture

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lisandro Martinez për argjentinasit, duke i dhënë avantazhin të tijve, rezultat që do të arrinin ta mbanin deri në minutën e dytë shtesë të lojës. Pikërisht në “frymën e fundit”, Ekuadori provoi shanset e fundit për të gjetur baraspeshën dhe e bëri, pasi Kevin Rodrigez shënoi për ta, duke e dërguar ndeshjen në penallti. Ju rikujtojmë që formati i Kupës së Amerikës është i tillë, që nëse koha e rregullt mbaron barazim (përveç finales), kalohet direkt në penallti dhe nuk luhen 30 minutat shtesë.

Gjatë gjuajtjeve të penalltive, Lionel Mesi provoi të dhuronte “show” me një “panenka” por gaboi krejtësisht, duke goditur traversën. Megjithatë, gabimin e kapitenit e korrigjoi portieri Martinez, i cili arriti të pres 2 penallti të skuadrës së Ekuadorit, dhe kualifikoi Argjentinën e tij për në gjysmëfinale.

Tani Mesi & CO, do të njohin kundërshtarin e tyre në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, ku do të përballen me fituesin e çiftit Venezuela-Kanada.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"