Kupat e Europës/ Merret vendimi, ja në cilin stadium do të luajnë Partizani dhe Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 12:20

Kupat e Europës/ Merret vendimi, ja në cilin stadium do të luajnë Partizani dhe Tirana

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se Partizani dhe Tirana ndeshjet në kualifikueset e UEFA Conference League do t’i luajnë në stadiumin “Elbasan Arena”.

elbasan_arena_stadiumi_naten_dron-2048x1364-1Partizani do të luajë ndeshjen e parë ndaj Marsaslok më datë 11 korrik në ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Tirana do të luajë një javë më pas sfidën e kthimit ndaj Torpedo Kutaisi më datë 18 korrik në ora 20:00.

Gjithashtu në “Elbasan Arena” do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të parë të UEFA Champions League edhe Egnatia ndaj Borac Banja Luka. Kjo sfidë do të zhvillohet më datë 17 korrik në ora 21:00. Ndërsa Vllaznia ndeshjen e kthimit ndaj Valur do ta luajë në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 18 korrik në ora 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"