Kuqeblutë sfidojnë të nxehtin, 3 mungesa për Vllazninë në duelin e kthimit ndaj Valurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 19:27

Kuqeblutë sfidojnë të nxehtin, 3 mungesa për Vllazninë në duelin e kthimit ndaj Valurit

Vllaznia nuk ka humbur kohë pas kthimit nga Islanda, pasi menjëherë ka nisur punën për përgatitjen e sfidës së kthimit, ku shpresojnë që të kualifikohen ndaj Valurit.

vllaznia valur

Temperaturat e larta të këtyre ditëve janë bërë disi pengesë për përgatitjen normale të kuqebluve, por trajneri Tomas Brdariç nuk e ka ulur tempin dhe kërkesën e llogarisë ndaj lojtarëve, pasi kërkohet kualifikimi nesër në “Loro Boriçi”. Sulmuesi Ildi Gruda do të mungojë edhe për sfidën e dytë me islandezët për shkak dëmtimi.

Gjithsesi, Vllaznia nuk ka të gatshëm edhe dy lojtarë të tjerë për duelin e dytë me Valurin. Ardit Deliu dhe portieri i dytë Aron Jukaj do të vuajnë pezullimin e kartonëve të kuq që morën javën e shkuar në Rejkjavik.

Në këto kushte i bie që Vllaznia të bëjë një ndryshim të detyruar në formacion, ku vendin e Deliut që ishte titullar në Islandë, pritet që ta marrë 20-vjeçari Rejan Alivoda, një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"