Kur Spanja shkërmoqte Gjermaninë/ Historia, 14 të mbijetuarit e 6-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 22:46

Kur Spanja shkërmoqte Gjermaninë/ Historia, 14 të mbijetuarit e 6-0

Mbrëmja e 17 nëntorit 2020 është pjesë e historisë së kombëtares spanjolle. Atë mbrëmje, “La Roja” priti Gjermaninë në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në “La Cartuja” (Sevilje) bosh për shkak të pandemisë.

SPANJAAAA

Mijëra spektatorë që do të ishin mbledhur në tribunat e tyre humbën “ekspozitën” e futbollit të ekipit të Luis Enrikes, i cili kaloi mbi një Gjermani që ishte kthyer në një lodër të thyer në duart e ndërkombëtarëve spanjollë. Ishte mbrëmje kur Spanja shkërmoqte Gjermaninë 6-0, në atë që është dhe fitorja më e thellë e “La Roja”-s kundërt gjermanëve.

Ferran Torres (3), Morata, Ojarzabal dhe Rodri ishin golashënuesit spanjollë në atë ndeshje, të cilën gjermanët e kanë skalitur në mendjen e tyre dhe nuk do ta harrojnë lehtë. Katër spanjollët që arritën fitoren ndodhen sot në Gjermani, në atë skuadër spanjolle që këtë të premte do të kërkojë të kalojë në gjysmëfinale në kurriz të gjermanëve.

Ata nuk janë të vetmit të mbijetuar nga La Roja që morën pjesë në atë ndeshje. Unai Simon, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo gjithashtu morën pjesë në atë takim historik, duke qenë gjithashtu të rëndësishëm në skuadrën që tani drejtohet nga Luis de la Fuente.

Nga Gjermania aktuale janë shtatë lojtarë që do të kërkojnë hakmarrje për humbjen 6-0 që e pësuan në Sevilje. Noier kryeson një listë të përbërë nga Koh, Gyndoan, Kros, Sane, të gjithë titullarë si dhe Tah dhe Hainriks të ardhur nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"