Kush do ta fitojë Euro 2024? Jurgen Klop zbulon favoritët për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 19:20

Kush do ta fitojë Euro 2024? Jurgen Klop zbulon favoritët për trofeun

Euro 2024 ka tërhequr vëmendjen e thuajse gjithë globit në këto javë, me spektaklin futbollistik që zhvillohet në Europë i cili ka nisur edhe fazën me eliminim direkt të tij. Dhe normalisht një ndjekës i zjarrtë i tij është edhe Jurgen Klop, ndonëse është zyrtarisht me pushime pas largimit nga Liverpuli.

klop

I pranishëm në një turne amator tenisi në Majorka, trajneri gjerman është pikasur nga mediat vendase dhe nuk i është shmangur një prononcimi të shkurtër pikërisht rreth aktivitetit që po zhvillohet këto ditë në Gjermani.

“Favoritët? Për momentin duhet se Spanja mund t’ia dalë. Gjermania është e mirë, Franca është e mirë dhe Anglia padyshim që do të përmirësohet”, ishin fjalët e Klop rreth emrave që sheh si favoritë për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

PANORAMASAPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"