“Kushtet atmosferike janë të ndryshme këtu, jemi mësuar me ditë të nxehta”, Esat Mala: Kemi informacion për kundërshtarin, Vllaznia do marrë rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 19:01

“Kushtet atmosferike janë të ndryshme këtu, jemi mësuar me ditë të nxehta”, Esat Mala: Kemi informacion për kundërshtarin, Vllaznia do marrë rezultat pozitiv

Vllaznia do të përballet ditën e nesërme kundër Valurit në orën 21:00, takim i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në prag të takimit, futbollisti Esat Mala ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit shkodran në rrjetet sociale, ku tregohet optimist për një rezultat pozitiv të kuqebluve kundër islandezëve:

mala

“Skuadra ka udhëtuar për në Rekjavik dhe atmosfera duket shumë e mirë, pasi i kemi nisur përgatitjet një muaj më para. Skuadra ka bërë stërvitje taktike dhe fizike për këtë ndeshje. Shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë pasi edhe kushtet atmosferike janë të ndryshme këtu, por do japim maksimumin.

Trupi jonë është mësuar me ditë të nxehta, ndërsa këtu po shohim kushte atmosferike më të ftohta. Por besoj se do ambjentohemi sepse sot kemi edhe një stërvitje të fundit.

Kemi informacione për kundërshtarin. Gjatë ditëve të stërvitjes kemi bërë analiza dhe stafi na ka dhënë informacione të mjaftueshme. Kemi parë forcat e tyre dhe i kemi marrë masat, do të bëjmë lojën tonë më të mirë dhe shpresoj në një rezultat pozitiv.

Edhe vitin e kaluar por edhe këtë vit tifozët do na qëndrojnë afër. Jo vetëm ato që do jenë këtu në Rekjavik por edhe ato që do ta shohin nga shtëpia.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"