Kviça Kvaratshkelia: Titulli me Napolin super, por tani po fluturoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 15:31

Kviça Kvaratshkelia: Titulli me Napolin super, por tani po fluturoj

Kviça Kvaratshkelia u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Portugalisë. Sulmuesi i Napolit thotë se po ndjen emocione të jashtëzakonshme dhe nuk mund t’i përshkruaj me fjalë, teksa thekson se takimi me Ronaldon përpara ndeshjes e ka motivuar për të bërë diçka magjike.

Kviça Kvaratshkelia

“Përpara ndeshjes, Ronaldo më takoi dhe më uroi sukses. Kurrë nuk e kisha imagjinuar që do të vinte dhe të më takonte mua. Është një person i madh dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Kjo tregon se çfarë personaliteti ka ai në fushë dhe jashtë saj. Unë kam shumë respekt për të, sepse ka bërë histori në futboll. Kur ai vjen dhe të flet përpara ndeshjes kjo është magjike. Kjo më ndihmoi që të bëja diçka jashtë normales këtë ndeshje. Kualifikimi? Nuk mund ta krahasoj me titullin kampion në Napoli.

Ishte një moment i jashtëzakonshëm edhe ai, por tani jam më shumë i lumtur. Kjo është dita më e lumtur e jetës time. Nuk kam fjalë për ta përshkruar emocionin që jam duke përjetuar tani. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Tani kemi Spanjën. Rival që e respektoj, por do të shkojmë për fitore”, përfundoi Kviça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"