Laçi e mbyll me fitore, sukses i thjeshtë përballë Kukësit mes rotacioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2024 | 17:50

Laçi e mbyll me fitore, sukses i thjeshtë përballë Kukësit mes rotacioneve

Laçi e ka mbyllur me një fitore të thjeshtë përballë Kukësit sezonin e rregullt të Kategorisë Superiore dhe tanimë duhet të mendojë për pjesëmarrjen në play-out për të mos rënë nga kategoria.

LACI

Skuadra kurbinase ka shënuar nga një gol në secilën pjesë loje, me Sobouejll dhe Barjamajn, për të mbyllur në këtë mënyrë javën e 36-të, ndaj verilindorëve të cilët kanë prerë biletën për një kategori më poshtë.

Të dy skuadrat bënë rotacion në këtë sfidë, pasi Kukësi mendoi për finalen e Kupës ndaj Egnatias, ndërsa Laçi për të ruajtur forcat për fazën play-out për të mos rënë nga kategoria.

LAÇI-KUKËSI 2-0
22′ Sobouejll, 67′ Barjamaj

LAÇI: Dajsinani, Mjaki (46′ Kraja), Dajko, Da Silva, Prodani, Qato, Bibo, Manellari, Melo (86′ Ouatara), Barjamaj, Sobouejll,
Trajner: Armando Cungu

KUKËSI: Rroku, Hilaj, Culaj, Gjoshi (80′ Devolli), Murati, Momoh (80′ Islamaj), Xhambazi, Peposhi (63′ Rashiti), Da Mota (80′ Halili), Zena )51′ Adetola), Beshiraj.
Trajner: Bledar Devolli

KV: 12′ Prodani / 32′ Beshiraj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"