Laçi merkato në Gjermani, afrimi i fundit i kurbinasve është… mesfushori 23-vjeçar
Trajneri Shpëtim Duro gjithnjë e ka përsëritur në këtë periudhë se nuk ka nevojë për përforcime, pasi e ka skuadrën të plotësuar. Gjithsesi, drejtuesit i kanë bërë tri afrime gjatë merkatos së janarit. Në fillim u afrua Iljas Zulfiu nga Kosova për të vijuar me sulmuesin e Veleçikut, Brilant Hasaj.
Ndërsa Steven Kodra është lojtari që mbylli merkaton në hyrje të Laçit. Pikërisht bëhet fjalë për një mesfushor 23-vjeçar, që karrierën e tij e ka në ligat e ulëta në futbollin gjerman.
Kodra vjen nga radhët e skuadrën “Hammer Spvg”, që militon në Oberliga Vestfalen, që i bie liga e pestë gjermane. Me këto tri afrime Laçi arrin të zëvendësojë tre lojtarët e larguar, Tekon, Donald Rapo, Bashir Mane.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"