Laçi merr Mitrajn, largohet Jetmir Sefa
Laçi ka konfirmuar dje afrimin e dytë në merkaton e janarit. Pas mesfushorit Agim Meto, klubi kurbinas ka arritur akordin edhe me sulmuesin Aldo Mitraj. Ky i fundit ka qenë pjesë e Apolonisë në pjesën e parë të sezonit. “Po, kam arritur një marrëveshje me drejtuesit e Laçit dhe nesër (sot) nis stërvitjen. Jam i lumtur që do të luaj në një skuadër që ka pretendime në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë”, deklaroi dje Mitraj për “Panorama Sport”.
Ndërkohë, fieraku Meto dje zhvilloi stërvitjen e parë me fanellën bardhezi. “Kam biseduar me presidentin Laska dhe kemi rënë dakord për gjithçka, ndaj besoj se do të jem pjesë e Laçit në vazhdim”, u shpreh Meto pas seancës. Mirëpo, dje nga Laçi pati edhe një largim. Në orët e vona të mbrëmjes mesfushori Jetmir Sefa sqaroi për gazetën se ka prishur kontratën me klubin dhe tashmë është futbollist i lirë. “Nuk jam më lojtar i Laçit, në ditët e ardhshme do të vendos për skuadrën e re”, – deklaroi tiranasi. Përgatitjet – Ekipi bardhezi ka nisur direkt me programin stërvitor të hartuar nga stafi teknik për të mos humbur kohë, pasi kampionati rinis pas tri javësh. Seanca e parë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"