Laçi nuk bën lëvizje, kurbinasit janë kthyer në “supermarketin” e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 17:29

Laçi nuk bën lëvizje, kurbinasit janë kthyer në “supermarketin” e Superiores

Lojtarët që mbyllën sezonin e fundit me Laçin janë nga më të kërkuarit nga klubet e tjera të Superiores. Portieri Mario Dajsinani është i fundit në listën e të kërkuarve te kurbinasit.

LACI

Ai synohet nga Egnatia, por Laçi e ka nën kontratë dhe nuk e lëshon lehtë. E njëjta situatë edhe me mesfushorin Serxho Ujka, që kërkohet nga kampionët në fuqi, por dhe skuadra të tjera të Superiores.

Nga Laçi janë larguar Sobouale, Qato, Dajko dhe Kryeziu, ndërkohë janë edhe disa të rinj që spikatën sezonin e fundit dhe janë vënë në shënjestrën e klubeve të tjera. Vetëm se presidenti Pashka Laska nuk i lëshon lehtë lojtarët që në skuadrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"