Laçi siguroi mbijetesën në Superiore, çlirimi i Melos: Qëllimi u arrit, i lumtur për golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 14:25

Laçi siguroi mbijetesën në Superiore, çlirimi i Melos: Qëllimi u arrit, i lumtur për golat

Laçi mundi 3-1 Flamurtarin në ndeshjen e “playout”-it dhe siguroi qëndrimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

melo

Protagonist në atë ndeshje ishte sulmuesi brazilian Melo, autor i dy golave, që i hapën rrugën fitores së kurbinasve. Pas suksesit të së dielës lojtari është ndjerë i çliruar psikologjikisht. Në një postim të bërë në faqen e tij në Instagram, Melo shkruan se ndihet i lumtur për 2 golat dhe arritjen e objektivit.

“Qëllimi u arrit, jam shumë i lumtur me fitoren e fundit dhe 2 golat që kam shënuar. Pa Zotin, asgjë nuk do të ishte e mundur”, shkruan futbollisti që më parë ka veshur edhe fanellat e Kukësit de Partizanit.

Këtë sezon ai shënoi 8 gola për Laçin, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit, pas Sobouales me 9 gola. Melo ka qenë një titullar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Cungut dhe shpesh vendimtar në ndeshjet delikate, siç ishte edhe ajo ndaj Flamurtarit, ku presioni ishte i gjithi mbi kurbinasit. Edhe pse rrezikoi, duke zënë vendin e 8-të pas 36 javësh kampionat, Laçi tregoi se meriton të jetë pjesë e Superiores. Për më tepër, kurbinasit kanë pasur një nga skuadrat me moshën mesatare më të ulët të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"