Laçi, thirrje tifozëve: Momenti për t’u bërë të gjithë bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 10:47

Laçi, thirrje tifozëve: Momenti për t’u bërë të gjithë bashkë

Laçi apo Flamurtari do të militojnë në Kategorinë Superiore në sezonin 2024-2025? Kjo dilemë do të zgjidhet të dielën në përballjen mes këtyre dy skuadrave që do të luhet në stadiumin e qytetit të Laçit në orën 16:00.

laci

Për ta pasur sa më të lehtë sigurimin e mbijetesës në elitë, drejtuesit e klubit kurbinas u kanë bërë thirrje edhe tifozëve vendas që të jenë sa më të shumtë të dielën në stadium. Që përkrahja ndaj bardhezinjve të jetë sa më e madhe klubi ka hapur tribunën përballë për tifozët laçian, duke e bërë hyrjen falas dhe shpresojnë që thirrja e tyre për të përkrahur ekipin do të jetë e madhe. “Momenti për t’u bërë të gjithë bashkë! Hyrja falas në tribunën përballë”.

Kjo është thirrja e klubit ndaj tifozëve kurbinas në prag të finales së “play off”-it me Flamurtarin. Trajneri Armando Cungu ka pasur kohën e nevojshme për ta përgatitur këtë finale, që shpëton edhe sezonin e kurbinasve. Laçi vjen me grup të plotë dhe trajneri Cungu me një rreshtim ofensiv do ta kërkojë fitore që në start.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"