Postuar: Korrik 3, 2024 | 18:31
Bylisi gjen trajner, rikthen pas një dekade ish-portierin
Bylisi gjen më në fund trajnerin që do të drejtojë skuadrën e sezonit 2024-2025, që militon në Kategorinë Superiore.
“Panorama Sport” mëson nga burime në klubin ballshiot se nigeriani Emanuel Egbo do të rikthehet në Ballsh si trajner. Një dekadë më parë ka qenë portier, kapiten dhe njëkohësisht trajner i Bylisit, ndërsa tashmë rikthehet në Ballsh me më shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha me një titull kampionat të fituar me Tiranën para katër sezonesh.
Së fundmi Egbo ka qenë trajner i Prishtinës në Superligën e Kosovës. Pak minuta më parë lajmi është konfirmuar nga klubi ballshiot përmes një postimi në rrjetet sociale
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"