Postuar: Nëntor 27, 2017 | 15:48
De Biazi dështon në Spanjë, Alaves e shkarkon nga detyra
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dështuar në aventurën e tij në La Liga me skuadrën e Deportivo Alaves.
Klubi spanjoll ka nxjerrë një komunikatë për shtyp ku njofton shkarkimin e italianit.
“Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me De Biazin pas rezultateve të fundit në La Liga. Për momentin, drejtimin e skuadrës do ta marrë Havier Kabejo. Falenderojmë De Biazin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alavesit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"